Fjalori
BRANË

BRÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. LesëI, 1. Branë e rëndë (e lehtë). Branë me thika. I heq (i shkoj) branën (tokës). Demi do parmendën, kau do branën. (fj. u.).
2. tekst. Vegëltrajtë bige me një peshë përsipër, që shërben për të mbajtur të tërhequra fijet kur i endim dhe i mbledhim në shulësin e tezgjahut; gomarez. Guri i branës.
3. krahin. Ortek bore. E zuri brana.


Rezultate të ngjashme

BRANÁR,~E mb. Që i lë punët zvarrë, i pakujdesshëm në veshje e në punë. Burrë branar. Grua branare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÁNAS ndajf. Zvarrë, përtokas, rrëshqanë. E tërhiqte branas prenë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÁND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shtrat që paloset; krevat portativ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRÁNG/Ë,~A f., arb. Fuqi, forcë trupore, energji. Me atë brangë ti na nxjerr në krye.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRANÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Thyerje e plisave me branë, lesim, trinim, shqezim. Branimi i parë (i dytë). Bëj branimin.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRANÍT (BRANÍS) vep., ~A, ~UR bujq., kal. 1. Branoj, lesoj. Ka mbajtur thatësirë e do të vuajmë për të branitur.2. fig. Zvarrit; ngadalësoj një punë a një veprim. - Mos e branit sh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►BRANÍT/ET jovep., ~(u), ~UR pës., vet. v. III e BRANÍT. Toka branitet para mbjelljes.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRANÍTJ/E,~A f. 1. Branim.2. fig. Zvarritje; ngadalësimi i një pune a i një veprimi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRAN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bujq., kal. Lesoj.Sin.: lesoj, trinoj, branit (branis), shqezoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BRANÚAR (i, e) mb. I lesuar me branë, i branitur. Tokë e branuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.