Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BRAM,~II m. 1. Fundërri që mbetet nga dylli i tretur; fundërri e çdo gjëje që tretet (dra, zgjyrë etj.); bramcë. Brami i dyllit. Brami i bletës. Brami i gjalpit. Brami i kusisë. Bram farke. Kur shkrihet gjalpi, brami bie në fund. (fj. u.).
2. Lyra e leshit të bagëtisë, zdralë. Iu bënë duart me bram. E lau e ia hoqi bramin.
✱Sin.: fundërri, bukërrime, dra, zgjyrë, bramcë, ajkë, dyllë, zdralë, zhul.
BRAMÁLL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Njeri që thotë fjalë pa i matur mirë, njeri i nxituar, dikush që s’mban rend, që lëshon hije pa dalë dielli.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÁMBULL mb. Që lëshon flakë të mëdha, që digjet me shpejtësi. Zjarr brambull.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÁMBULL ndajf. Me vrull, me flakë të madhe e duke kërcitur (për zjarrin), bubulak. Digjej brambull.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÁMBU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT Burishtë.✱Sin.: bubulak, flakadan, bubulan.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRAMC,~II m. sh. ~A, ~AT Zgjyra e metaleve, bramcë.✱Sin.: bramcë, bram, fundërri, bukërrime, dra, zgjyrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRAMC,~III m. sh. ~A, ~AT Vegja e endësit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÁMC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zgjyra e metaleve; bramc, fundërri. Bramcë hekuri (gize). Bramcë farke.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRAMSH mb. Që nuk është bërë për t’u vjelë a për t’u ngrënë, i papjekur, i paarrirë. Fik bramsh.✱Sin.: i papjekur, i paarrirë, i pabërë, muf, mufkë, mbup.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRAMSH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Lëmsh i vogël; topth, kokël, breshnizë. Bramsha sheqeri.2. Fik i fryrë, por i papjekur mirë, muf. Kishin rënë përtokë gjithë bramshat.3. Pjepër i vogël …
Shfaq përkufizimin e plotë →BRÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT kopsht. Pjepër a shalqi që mbetet i vogël; bërbjek, kombisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë