Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BRAKTÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Largohem prej një vendi, e lë përgjithnjë a për një kohë të gjatë; largohem prej dikujt, e lë vetëm. Braktisën vendin. Braktisi anijen. Braktisi gruan (fëmijët, prindërit, shokët). Braktisën fushën e betejës.
2. Heq dorë nga diçka përgjithnjë a për një kohë, nuk merrem më me të; lë punën ose një veprimtari. Braktisi mësimet. Braktisi shkollën (punën, detyrën). I braktisi të gjitha.
3. Lë pas dore, nuk kujdesem më; e lë pa ndihmë e pa përkrahje, i kthej krahët, e lë në baltë. Braktisi tokën. E braktisi shtëpinë.
✱Sin.: lë, shkretoj, fug, harroj, mohoj, neverit, shpinoj, bojkotoj.
BRAKTÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Largohem prej një vendi, e lë përgjithnjë a për një kohë të gjatë; largohem prej dikujt, e lë vetëm. Braktisën vendin. Braktisi anijen. Braktisi gruan…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRAKTÍSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur braktis dikë a diçka a kur braktisem; lënie pas dore, heqje dorë nga dikush a diçka; shkretim. Dukuria e braktisjes. Parandalimi i braktisjes së shk…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRAKTÍSUR (i, e) mb. Që është braktisur, që është lënë pa kujdesje, pa përkrahje e pa ndihmë; i lënë pas dore, i shkretë, i harruar. Prindër të braktisur. Fëmijë i braktisur. Shtëp…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRAKTÍSUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Dikush a diçka që braktiset nga të tjerët. I braktisuri kërkon në të njëjtën kohë mëshirë e dashuri. Të braktisurve nuk u mjafton vetëm mëshira.…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRAKTÍSUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Grua a vajzë që braktiset nga të tjerët. Kujdesi për të braktisurat.
Shfaq përkufizimin e plotë →BRAKTÍSËS,~E mb. Që braktis dikë a diçka; që largohet prej dikujt a prej diçkaje; që nuk kujdeset më për dikë, që i kthen krahët dikujt. Pakësimi i nxënësve braktisës. Sjellja e nx…
Shfaq përkufizimin e plotë →BRAKTÍSËS,~I m. m. sh. ~, ~IT Ai që braktis një detyrë, një punë etj.; dikush që nuk kujdeset sa duhet për dikë. Braktisësit e shkollës. Braktisës i idealeve (i besimit).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë