Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BOT ndajf., bised. 1. Pa pushim, pa ndërprerje, pa u ndalur. Qesh e bot. Qaj e bot. Pi e bot. Fol e bot. Thirr e bot. Puth e bot të birin. E bot, e bot, kush ta pyeste më parë. (folk.).
2. Fort, me të gjitha fuqitë; me shumë forcë, me duar e me këmbë, me thonj e me dhëmbë. - Bjeri e bot! Ai bot me dru, ti bot me bukë. (fj. u.). Ti bot me bukë, ai bot me gurë. (fj. u.).
3. Mënyrë loje fëmijësh me të prekur në vrapim e sipër. Luajmë bot.
4. si em. Me bot me të madhe, me zjarr; me forcë. Qan me bot. Punonte me bot.
5. si kallëzues. Duke punuar a duke u përpjekur me sa kam fuqi, me përpjekje të mëdha. Bot e bot me shumë mundime, pas shumë përpjekjesh. Bot e qyt përpiqem shumë, jap e marr për një kohë të gjatë. Bot andej, bot këtej. Mori kalin hergjele, bot e qyt nëpër dhe. (fj. u.).
♦ Bot e bir (bot e bot) me përpjekje të mëdha, me të gjitha forcat e për një kohë të gjatë. Dhashë e bot shih dhashë e mora.
BÓT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Enë prej balte; shtambë me përmasa të ndryshme që përdoret për ujë, për verë etj. Pi me bote. Një bote me verë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOTHÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Bythëtrashë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOTÍC/Ë,~A f. Tokë deltinë; botë, baltë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOTÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shishe; shishe e vogël qelqi. E vuri botilen mbi gur e mori nishan.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur botoj diçka; shtypje; vjet. shtypshkrim, nxjerrje. Botimi i veprave letrare. Përgatit për botim. Sheh dritën e botimit botohet. Procesi i bot…
Shfaq përkufizimin e plotë →BOTÍN/Ë,~A f. Vend i lagësht, tokë me baltë, moçalishte, bërrakë, bërrakore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓTKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Hoje, pite mjalti.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOTNÓR,~E mb. Botëror. Konflikti i parë botnor. Letërsia botnore. Niveli botnor. Kryevepra me famë botnore. Kultura botnore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shtyp për ta përhapur një libër, një gazetë, një shkrim etj. Botoj një artikull (një studim, një roman, një fjalor). Botoj një gazetë (një revistë).…
Shfaq përkufizimin e plotë →BOTÓR,~E mb., vjet. 1. Që lidhet me të gjithë, që ka karakter të përgjithshëm, që përdoret nga të gjithë; publik. Rrugë botore. Ndërtesa botore. Arsimi botor.2. Që lidhej me ndërti…
Shfaq përkufizimin e plotë →BOTÓR/E,~JA f., bised., vjet. Zyrë që merrej me ndërtimin e me mirëmbajtjen e rrugëve, të ndërtesave shtetërore etj. dhe me punët komunale. Seksioni i botores. Inxhinieri (kryepunë…
Shfaq përkufizimin e plotë →BOTÚAR (i, e) mb. Që është i shtypur dhe i hedhur në qarkullim; që është botuar; kund. i pabotuar. Libër i botuar. Vepra të botuara ose të pabotuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOTÚEM (i), ~E (e) mb. 1. euf. Që vuan nga sëmundja e tokës, epileptik.2. keq. I luajtur mendsh, që s’është në rregull nga trutë, që ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓT/Ë,~AI f. 1. Rruzulli i Tokës; dheu me gjithçka që është në të, sipërfaqja e Tokës dhe gjithë qeniet që jetojnë në të, dheu, toka. Lëmshi (rruzulli) i botës. Harta e botës. Kont…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓT/Ë,~AII f. 1. Një lloj deltine me ngjyrë të përhime në të bardhë, që përdorej në disa krahina për të larë kokën ose rrobat; lloj deltine që përdoret për të bërë enë, për të lyer…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓT/Ë,~AIII f., euf., mjek. Sëmundja e tokës, epilepsia. E kapi (e zuri) bota.✱Sin.: epilepsi, e keqe, e ligë, punëhera, bëtajë, flamë, ilet, lodër, shkumë.♦ Ajo e botës euf. sëmun…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓT/Ë,~AIV f. Shtysë, goditje. I dha një botë të fortë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓT/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Prej bote; që është bërë nga balta. Enë të botme.2. arb. Tokësor.3. I zbehtë, i zbërdhulët; i përhimë në të bardhë. Nën dritën e botme.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓTËT (i, e) mb. Që është i bërë prej bote, prej deltine. Vorbë (shtambë) e botët.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT arb. 1. Poçe, vazo balte.2. Baltë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë