Fjalori
BOSHTËZOJ

BOSHTËZ/ÓJ vepr.~ ÓVA, ~ÚAR kal. Përqendroj, e kam gjithë vëmendjen a kujdesin vetëm aty. Qëndrueshmëria financiare boshtëzon gjithë aksionin ekonomik. Parafolësi e boshtëzoi diskutim e tij te qeveria. Kanë boshtëzuar gjithçka te kjo çështje. Boshtëzojmë si qëllim vetëm deficitin buxhetor.


Rezultate të ngjashme

BÓSHT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. krahin. Bohçe1.2. etnog. Lloj rrobe e qëndisur me të cilën mbështillen e dërgohen rrobat e nuses ose të dhëndrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BÓSHT/Ë,~AII f. Të përbrendshmet e bagëtisë që piqen në tavë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BÓSHTË (i, e) mb. I zbrazët, pa gjë brenda, bosh. Dhomë (kuti) e boshtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BÓSHT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT bot. (lat. Forsythia europaea) Shkurre gjetherënëse e familjes ullinjore, e ngjashme me shtogun, e lartë deri dy metra, me gjethe vezake e me pak push…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BOSHTËRÍZ/Ë,~A f. ~A, ~AT bot. Boshtër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BOSHTËRÓJ/Ë,~A f. ~A, ~AT bot. Boshtër.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.