Fjalori
BOSHNJAK

BOSHNJÁK,~E mb.lidhet me Bosnjën, që është karakteristik për Bosnjën a për boshnjakët, i Bosnjës a i boshnjakëve; që është krijuar nga boshnjakët. Popullsia boshnjake. Komuniteti boshnjak në Shqipëri. Qytetet boshnjake të Federatës. Të folmet boshnjake. Këngët kreshnike boshnjake.

BOSHNJAK

BOSHNJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Bosnjës ose ai që e ka prejardhjen nga Bosnja. Boshnjakët e Shqipërisë. Boshnjakët e Sanxhakut. Kontributi i boshnjakëve në luftën e Shkodrës. Masakrat ndaj boshnjakëve. Situatarënda për boshnjakët. Vullneti i boshnjakëve.


Rezultate të ngjashme

BOSHNJÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Banore vendëse e Bosnjës ose ajo që e ka prejardhjen nga Bosnja. Boshnjake të shkolluara.2. kopsht. Një lloj molle që bën kokrra të murrme e me maj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BOSHNJÁKE mb., kopsht. Që ka cipë të murrme (për një lloj molle e kumbulle). Mollë boshnjake.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BOSHNJAKÍSHT ndajf. Në gjuhën e boshnjakëve. Iu përgjigj boshnjakisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BOSHNJAKÍSHT/E,~JA f. Gjuhë sllavojugore e boshnjakëve. E fliste dhe e shkruante boshnjakishten. Boshnjakishtja është gjuhë e komunikimit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BOSHNJÁKÇE ndajf., bised. Boshnjakisht; në gjuhën e boshnjakëve. Foli boshnjakçe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BÓSHNJ/E,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT Bëzhdilë, lëmishte, blokëra. I fshiu boshnjet e lëmit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.