Fjalori
BORZILOK

BORZILÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. 1. (lat. Ocymum basilicum) Bimë barishtore njëvjeçare, me lulebardha, me gjethevogla e me erë të këndshme, që mbilletsaksi ose në oborret e shtëpive; sefergjen, filzigen. Lule (gjethe) borziloku. Degë (tufë) borziloku. Erë borziloku. Ujë me borzilok. Fut borzilok në gji. Oborr (kopsht) i mbushur me borzilokë. Nga sevdaja jote çeli borziloku. (folk.). Nga hatri i borzilokut, pi ujë edhe poçja. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshta për llojet e kësaj luleje. Borzilok i egër (lat. Clinopodium vulgare; Calamintha clinopodium; Calamintha vulgaris) bimë barishtore njëvjeçare me gjetherralla e me lulekaltra, që rritet nëpër livadhe dhe që e hanë kafshët. Borzilok guri (lat. Saxifraga umbrosa) bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcejshkurtër, që çel si tufë lulesh pesëpetëlshe të bardha me piklakuqekryekërcellit e që rritetzona malore. Borzilok muri (lat. Asplenium ruta muraria) bimë e familjes së leguminozeve, me kërcellgjatë e me luleformë vile.
3. fig., poet. Vajzë a grua shumë e bukur. Borzilok me fletë trëndafil me fletë. Si janë vashat në atë jetë, / Borzilok me fletë. (folk.). Borzilok e manxuranë, / Dritaverbon dynjanë. (folk.).
E bëj borzilok krahin. 1. (diçka) shih e bëj dritë (diçka). 2. (dikë) E shkatërroj krejt, e shkund mirë; s’i lë as para, as pasuri.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.