Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BORROÇÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Hakërrohet e zhgërryhet, duke u ndeshur për brirësh me një tjetër (për demat). Demi borroçitej nëpër pluhur. Sikur je borroçitur gjithë ditën në lerë. Mos m'u borroçit si dem Divjake. (fj. u.).
2. fig., vetv. Mundem, rrihem, përfytem me dikë. Borroçiten si fëmijë. U borroçitën me njëri-tjetrin.
✱Sin.: zhgërryhem, shkarëzehem, shakullisem, zhguritem, përfytem, kapem, kacafytem, mundem, zihem, fytafytem, kacambytem, përlëfytem, grykem, mbërthehem, përlahem, kërleshem, gjelafytem, mbrehem, ngjokem.
BORROÇÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Përplasje kokë më kokë (e deshve, e cjepve, e demave etj.); hakërrimë.2. Zhgërryerje, përlyerje, fëlliqje.3. fig., keq. Krekosje, ngrefosje me mend…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë