Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÓR/Ë,~AI f. kryes. nj. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. Reshje atmosferike që bie nga retë flokë-flokë në trajtë kristalesh të bardha; shtresa e bardhë e këtyre flokëve, që mbulojnë vendin aty ku bien; dëborë; bardhole, bardhoshe. Borë e madhe (e dendur). Borë e imët (e ngrirë, e qullët). Borë e thatë. Borë e kuqe borë që ka marrë ngjyrën e kuqe për shkak të disa mikroorganizmave të atmosferës. Bora e parë. Borë e vonë. Borë e përhershme (e përjetshme, shekullore). Bora e pleqërisë (poet.) thinjat e pleqërisë. Shi me borë. Flokë (fije, kristale, fjolla) bore. Lule bore (bot.). Top (shuk, lëmsh) bore. Ortek bore. Shtresë bore. Re bore. Shtrat bore llohë. Pah (endë) bore. Ujë bore. Kodër bore. Tufan bore. Vija e borës kufiri deri ku qëndron bora edhe në verë. Zog bore (zool.). Ana e borës ana e veriut. Mal me borë. Bie (hedh) borë. Çaj borën. Ngjit (zë) bora. Zbardhi bora. Zuri bora borën. Shkas në borë. Shkrin si bora në diell. I bardhë si bora. Shkëlqen si bora. Si duroj, veç unë e di, / tretem si bora në shi. (folk.). Mali më i madh ka borë më shumë. (fj. u.). Malet e larta mbajnë borën në kurriz. (fj. u.). Vera me lule, dimri me borë. (fj. u.). Bora është jorgani i bimës. (fj. u.). Bora e bardhë është, por e dhjesin qentë. (fj. u.).
2. meteo. Erë e fortë dhe e ftohtë e veriperëndimit, që fryn nga Adriatiku.
✱Sin.: dëborë, bardhole, bardhoshe.
♦ U bëra borë shih u bëra akull1. M’u bë zemra borë shih m’u bë zemra akull. Më ka rënë bora në krye jam thinjur (nga pleqëria). Kur të bjerë bora e kuqe kurrë, asnjëherë; kur të pjellë mushka; kur të bjerë shi i kuq; kur të bëhet ylli hënë. Borë në maj (në diell) diçka e papritur e që kalon shpejt, që nuk zgjat; diçka pa jetë të gjatë, që zhduket brenda një kohe të shkurtër. *Mal me borë. Si të marrë bora si të vijnë rrethanat, si të jetë puna, merr për mirë a për keq. E nxin edhe borën (dikush) përb. është shpirtlig, është zemërzi, u do të keqen të tjerëve; e ka zemrën (shpirtin) katran; e ka zemrën të zezë; e ka shpirtin të zi.
BORAGJINÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. Laureshë e madhe; borës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BORÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Borës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BORÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Alauda arvensis) Çerdhukël, laureshë2. Tufë borakesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →BORÁKS,~I m., kim. Lëndë kimike kristalore që del nga bashkimi i acidit borik me sodë dhe që përdoret për të ngjitur metalet, për të prodhuar qelqin, për t’i dhënë shkëlqim porcela…
Shfaq përkufizimin e plotë →BORÁKËS,~I m. sh. ~, ~IT zool. Borës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BORÁSHK/Ë,~A f. Shtjellë, ciklon ere me borë; stuhi deti.
Shfaq përkufizimin e plotë →BORÁÇ/Ë,~A f., kim. Boraks.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë