Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÓRË mb. 1. Që ka ngjyrë si të borës, i bardhemë. Çarçafët borë.2. Shumë i ftohtë, akull. I ishin bërë duart borë.✱Sin.: i bardhemë, i akullt, akull, i acartë, brisk.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓRË ndajf. Shumë (zakonisht me mbiemrat “i ftohtë”, “i bardhë”, “i pastër”). Qeleshe e bardhë borë (borë e bardhë). Borë i pastër. Fustanella borë e bardhë, / Si bora sipër në mal…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓR/Ë,~AI f. kryes. nj. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. Reshje atmosferike që bie nga retë flokë-flokë në trajtë kristalesh të bardha; shtresa e bardhë e këtyre flokëve, që mbulojnë vendin aty …
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓR/Ë,~AII f. Humbje e madhe; prishje; rrënim. Kur na mori bora.
Shfaq përkufizimin e plotë →BORËCÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Pyrgilauda) Zog i borës; borës. Zë borëcakë me leqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓR/ËM (i), ~ME (e) mb., arb. 1. Që duket si borë; i bardhë si borë, i bortë. Shkëmb i borëm.2. I ngrirë, i akulluar. Flokë të borëm. Fytyrë e borme.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓRËS,~I m. sh. ~, ~IT zool. (lat. Fringilla coelebs) Zog i vogël këngëtar sa një trumcak, me krahë të zinj, me kurriz të murrmë dhe me gjoks të kuqërremë; zogu i borës, zogu i dim…
Shfaq përkufizimin e plotë →BORËTÍM,~I m. Rënie e borës; reshje bore. Po vështronte atë borëtim jetëshkurtër.
Shfaq përkufizimin e plotë →BORËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I bëj me borë, i mbuloj me borë. Dëbora ende po i borëton çatitë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BORËT/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Bie borë. Qielli po bëhej gati të borëtonte. Nisi të borëtonte lehtë. Ndihej që në male po borëtonte.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë