Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BONIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bujq., kal. Përmirësoj kushtet natyrore të tokave bujqësore, që janë në gjendje të keqe, duke hapur kanale për ujitje ose për kullim, me qëllim që të shtohet prodhimtaria e tyre; thaj një kënetë a një tokë moçalore për ta bërë të punueshme. Bonifikoj tokën (kënetën, një fushë).
BONIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bujq. Përmirësim i kushteve natyrore të tokave bujqësore, duke hapur kanale për ujitje ose për kullim, me qëllim që të shtohet prodhimtaria e tyre. Boni…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BONIFIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR bujq., pës., vet. v. III e BONIFIKOJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →BONIFIKÚAR (i, e) mb., bujq. Që është përmirësuar me anë të bonifikimit. Toka të bonifikuara. Fushë e bonifikuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BONIFIKÚES,~E mb., bujq. Që ka të bëjë me bonifikimin; që bëhet a që shërben për të bonifikuar. Efekt bonifikus. Vepër bonifikuese. Kanal bonifikues. Punime (projekte) bonifikuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →BONIFIKÚES,~I m. sh. ~, ~IT bujq. Punonjës i bonifikimit. Puna e bonifikuesve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë