Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÓNAS,~E mb. Që lidhet me qytetin e Bonit (Gjermani), që është karakteristik për Bonin a për bonasit, që lidhet me qytetin e Bonit, me banorët a me vendësit e tij; që është krijuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓNAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendës i Bonit ose ai që e ka prejardhjen nga Boni.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓNAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Bonit ose ajo që e ka prejardhjen nga Boni. Një bonase pasardhëse e Bethovenit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BONBÓN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Kokërr e rrumbullakët, afërsisht sa një karamele, e përgatitur me brumë sheqeri, me kakao, me gjalpë etj., që zakonisht ka brenda diçka tjetër të ëmbël …
Shfaq përkufizimin e plotë →BONDÚLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Buqetë, tufë, tumbë.2. Vandak, deng. Një bondullë me bar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BONJÁK,~E mb. 1. Jetim. Fëmijë bonjakë. Vajzë bonjake. Mbeti (u rrit, ka qenë) bonjak.2. fig., krahin. Ligatinë, i varfër. Tokë bonjake.
Shfaq përkufizimin e plotë →BONJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Jetim. Bonjak lufte. Bonjak në mes të katër udhëve. Shtëpi bonjakësh. Darkë bonjaku darkë e varfër, darkë si për jetimë. Kujdesen shumë për bonjakët. Gjeti…
Shfaq përkufizimin e plotë →BONJÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Jetime. U përkushtua për bonjaken. Qeriba, moj varfanjake, / Moj e rritura bonjake, / Jeta jote gjithë plagë, / U rrite pa nënë e babë. (folk.).2. kr…
Shfaq përkufizimin e plotë →BONJÁR,~E mb., krahin. 1. Jetim. Jetë bonjare.2. I varfër, lypës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BONJÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. 1. Jetim.2. Njeri i varfër.3. Lypës, përderës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BONJÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Jetime. Bëri bijë për shpirt një bonjare.2. Lypëse, përderëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓNJË mb. Që e do punën, që punon shumë dhe mirë, e papërtuar, punëmadhe, ç’i sheh syri i bën dora (për gruan); kund. përtace, dembele, e përtuar, krahëthatë. Grua bonjë. - Nusja e…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Bletë femër që mbledh mjaltin lule më lule, bletë punëtore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BONJËRÍ,~A f. kryes. sh. ~, ~TË 1. gjell. Gatesë shumë e shijshme, gjë e mirë në të ngrënë; ëmbëlsirë, tëmbël. Sa herë vinim, na bënte bonjëri.2. Të qenët grykës për gjëra të shijs…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓNJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT përk. Vajzë e vogël punëtore. Punonte shumë, si bonjëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓNO,~JA f. sh. ~, ~T fin. Letër me vlerë të caktuar që këmbehet kundrejt një vlere monetare; latë; lloj fature. Bono afatshkurtra. Bono afatgjata. Përdori bonot e thesarit. Ankand…
Shfaq përkufizimin e plotë →BONSÉNS,~I m., libr. Mirëkuptim. Bonsens politik. Nevojitet bonsensi. Njeri me bonsens. Shenjë bonsensi. E ka bonsensin. Tregon bonsens. U arrit (u zgjodh) me bonsens. Gjykon me bo…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓNUS,~I m. sh. ~E, ~ET fin. Para a diçka tjetër shtesë që i jepen dikujt, një kompanie biznesi etj. mbi shpërblimin a fitimin e zakonshëm. Bonusi i bebeve (i pensionistëve). Mori …
Shfaq përkufizimin e plotë →BONZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. fet. Prift ose murg budist në disa vende të Azisë Lindore. Bonz i moshuar. Kërkuan bekimin e një bonzi. Një grup bonzësh.2. libr., keq. Njeri me përgjegjë…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓN/Ë,~A f., arb. 1. Afshi i dosës dhe i hakoçit në kohën e ndërzimit.2. Hakërri, hakërrimë, kërcënim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë