Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÓMB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Predhë me madhësi e me forma të ndryshme, e mbushur me lëndë shpërthyese a me lëndë të tjera dëmtuese, që hidhet me dorë ose që lëshohet nga ajri me aeroplan; granatë. Ndezësi i bombës. Doreza e bombës. Shpërthimi i bombës. Sulm (kërcënim) me bomba. Hedh (lëshon) bomba. Plasi bomba. Alarm për bombë.
2. usht. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të bombës. Bombë atomike bombë e shfarosjes në masë, me fuqi të madhe shpërthyese, që shfrytëzon energjinë e atomit. Bombë aviacioni bombë që lëshohet nga aeroplani. Bombë bakteriologjike bombë me mbushje bakteresh, që përhap sëmundje atje ku shpërthen. Bombë djegëse bombë e ndërtuar për t’u vënë zjarrin depove me lëndë djegëse. Bombë dore granatë. Bombë elektromagnetike bombë me impuls të fuqishëm elektromagnetik në dendurinë e mikrovalës, që përdoret për të prishur pajisje elektronike. Bombë me fuzion bombë e shfarosjes në masë, që përfton energji shkatërruese nga fuzioni bërthamor. Bombë me gaz bombë kimike e mbushur me gaz lotsjellës, mbytës, etj. Bombë me gaz lotsjellës bombë me mbushje gazi, që ngacmon nervat pamorë dhe, në raste të skajshme, mund të shkaktojë verbim. Bombë me gaz mbytës (qelbës) bombë e vogël që lëshon erë të qelbur kur plas. Bombë me hidrogjen bombë e shfarosjes në masë, më e fuqishme se bomba atomike, që e përfton fuqinë shpërthyese nga reaksioni i fuzionit termobërthamor i izotopeve të hidrogjenit. Bombë kimike bombë e mbushur me lëndë kimike të gaztë, të lëngët a të ngurtë për të vrarë a për të dëmtuar njerëz. Bombë me kobalt bombë atomike hipotetike, që mendohet të përdorë kobalt si ndotës kryesor radioaktiv të mjedisit. Bombë me napalm bombë me fuqi të madhe djegëse, e mbushur me kripëra të përziera me benzinë. Bombë me neutron armë bërthamore e projektuar për të prodhuar një numër të madh neutronesh me shpërthim të dobët dhe shkallë të lartë të ndotjes radioaktive afatgjatë. Bombë e nënujshme bombë e thellësisë. Bombë plastike bombë që përdor lëndë shpërthyese plastike si Semteksi dhe C-4. Bombë me pluton bombë e shfarosjes në masë, që krijon energji të jashtëzakonshme nga ndarja e bërthamës së uraniumit 235 ose të plutonit 239. Bombë radiologjike bombë që përmban lëndë radioaktive. Bombë robot raketë reaktive e vogël me krahë, e armatosur me bombë; bombë fluturuese. Bombë me sahat bombë me mekanizëm shkrepës, që vihet në veprim në një kohë të caktuar. Bombë me shpërthim të vonuar bombë aviacioni, me mekanizëm që rregullon shpërthimin disa çaste a ditë pas hedhjes. Bombë termobërthamore bombë e shfarosjes në masë, që krijon temperatura tepër të larta nga reaksionet bërthamore. Bombë tymuese bombë që lëshon sasi të madhe tymi kur ndizet. Bombë e thellësisë mbushje shpërthyese që lëshohet nga anija ose nga aeroplani në ujë dhe shpërthen në një thellësi të llogaritur për të dëmtuar nëndetëset. Bombë thërrmuese bombë me kasë të trashë që thërrmohet në një numër shumë të madh ciflash kur plas. Bombë zjarrvënëse bombë djegëse.
3. gjeol. Copë llave që del nga krateri i vullkanit menjëherë pas gazeve dhe që merr trajtën e një lëmshi. Bombë gjeologjike.
4. fig., bised. Goditje e rëndë dhe e papritur; diçka e papritur dhe që bën shumë përshtypje. Ai lajm qe një bombë për të.
♦ Ra bomba ndodhi diçka papritur, ngjau befas e shkaktoi një goditje të rëndë, shkatërrim a përshtypje të madhe. Bombë me sahat libr. diçka e rëndë që nga çasti në çast mund të vijë a të ndodhë dhe të rrezikojë a të dëmtojë; minë me sahat. Bombë tymuese (tymëse) libr. mjet a mënyrë që përdoret për të trembur dikë, po pa i shkaktuar asnjë dëm; mjet mashtrimi për të mposhtur dikë a për t’ia arritur diçkaje. Plasi bomba ndodhi një e papritur e rëndë; shpërtheu diçka e keqe e dëmtuese. I plasi bomba në duar (në dorë) (dikujt) iu zbulua papritur diçka e keqe dhe e rëndë, që nuk donte të merrej vesh nga të tjerët; i doli në shesh diçka e papëlqyer, që përpiqej ta fshihte ose ta bënte pa u ndier.
BOMBARDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. usht. Veprimi kur bombardoj a kur bombardohem nga dikush a nga diçka; gjuajtje me bomba nga ajri ose me artileri, hedhje bombash. Bombardim i rëndë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BOMBARD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR usht., kal. 1. Gjuaj diku me bomba nga ajri ose me artileri për të shkatërruar a për të vrarë, e rrah me bomba, hedh bomba. Bombarduan qytetin (fshatin,…
Shfaq përkufizimin e plotë →BOMBARDÚAR (i, e) mb. 1. usht. I gjuajtur me bomba nga ajri ose me artileri, që është bombarduar. Vend (pozicion) i bombarduar. I bombarduar me artileri. Qyteti dukej sikur ishte i…
Shfaq përkufizimin e plotë →BOMBARDÚES,~E mb., usht. Që përdoret për bombardime, që shërben për të hedhur bomba. Aeroplan (avion) bombardues. Sulme bombarduese. Njësi ajrore bombarduese.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOMBÁRD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT hist. Armë lufte e cila përdorej në mesjetë për të hedhur gjyle guri ose predha metali; një lloj topi që përdorej në mesjetë. Predhë bombarde. Rrahu (go…
Shfaq përkufizimin e plotë →BOMBASTÍK,~E mb., libr. 1. Që bëhet me bujë të madhe për të krijuar përshtypje të jashtme a për t’u dukur, i zbukuruar jashtë mase. Veprim (aksion) bombastik. Foto bombastike. Suks…
Shfaq përkufizimin e plotë →BOMBÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Krimb mëndafshi.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓMBK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT keq. Diçka që bëhet për dukje a për bujë; pompozitet.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓMBKËT (i, e) mb. 1. Që bëhet me bujë për të krijuar përshtypje të jashtme a për t'u dukur. Veprim i bombkët.2. I zbukuruar jashtë mase; i stërholluar e i fryrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓMBOL,~A f. sh. ~A, ~AT tek. 1. Enë prej metali në trajtë cilindri, që përdoret për të ruajtur e për të mbartur gaze të ngjeshura ose lëngje. Bombol çeliku (alumini). Bombola të m…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë