Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÓL/E,~JA f. kryes. sh. ~E, ~ET 1. anat., bised., edhe keq. Secili nga dy topthat e herdheve të mashkullit; herdhe. Bole dashi (viçi).
2. bot. Pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta në fushën e botanikës. Bolet e dashit (lat. Evonymos europaeus, Evonymos Vulgaris) fshikakuq, herdhaqen, drunabardhë. Bolet e popit (lat. Bryonia alba) kungull i egër, nenë, nenëz. Bolet e turrecit (lat. Aconitum napellus) bar i dhelprës, lulevath.
✱Sin.: herdhe, bobole, koqe, vete, lule.
BOLÉC,~I m. sh. ~A, ~AT keq. Dikush që e heq veten si të fuqishëm, pa qenë i tillë; mburravec, dënglamadh.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOLEDUÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Burrë bolemadh.2. fig., përçm. Njeri me pushtet dhe i pasur, ai të cilit i duket sikur ka botën nën këmbë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOLÉN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Qen mashkull.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOLÉRO,~JA f. 1. muz. Valle spanjolle me tri kohë, e shoqëruar me kitarë e kastanjeta.2. Xhaketë grash pa butona, që zgjatet deri përmbi bel.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë