Fjalori
BOKËRIMTË

BOKËRÍMTË (i, e) mb. Që nuk ka bimësi, që është i zhveshur, i rrjepur (për një kodër, për një copë toke etj.); që është plot bokërima. Shpat mali i bokërimtë. Tokë e bokërimtë.
Sin.: i zhveshur, gurishtor, gurishtë, gurinë, gurajë, gërdhatë.


Rezultate të ngjashme

BOKËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË Bokërimë1.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BOKËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i zhveshur e i thatë (zakonisht kodër, bregore ose shpat mali); tokë gurishtë që nuk prodhon; bokë, bokërishtë, skërkë. Bokërimat e Vunoit. Bokë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BOKËRÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vend me boka; shpat, brinjë, rrëzë mali ose kodër e zhveshur, tokë e rrjepur vende-vende; vend me bokërima. Faqja e malit është bokërishtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.