Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BOJKOT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Shpreh mospajtimin dhe kundërshtimin tim kundrejt qëllimeve politike, ekonomike etj. të organeve shtetërore, të një organizate ose të një pronari, duke ndërprerë lidhjet e marrëdhëniet dhe duke mos u shërbyer atyre. Bojkotuan institucionet shtetërore. Bojkotuan qeverisjen krahinore.
2. Largohem nga një veprimtari a nuk marr pjesë në të kur jam i pakënaqur me të; i shmangem diçkaje. Bojkotuan zgjedhjet (votimet, raundin e dytë). Bojkotoi mbledhjen. Bojkotojnë shkollat (mësimet, provimet). Bojkotian censusin.
3. Përjashtoj dikë nga një shoqatë, nga një organizatë etj., duke e lënë të vetëm, pa asnjë lidhje me të tjerët; kundërshtoj të marr në dorëzim, të blej ose të përdor diçka (mallra etj.); i largohem, i shmangem krejt diçkaje. Bojkotoi mallrat.
4. fig., shpërf. Nuk kujdesem më për dikë a për diçka, e lë pas dore, i kthej krahët, e lë në baltë; harroj, mohoj, nuk ia var; neverit, shpinoj. - Dhe tani po më bojkoton, harrove ç’kam bërë për ty?!
✱Sin.: kundërshtoj, ndërpres, pengoj, bllokoj, përjashtoj, largohem, shmangem, harroj, mohoj, neverit, shpinoj.
BOJKÓT,~I m. sh. ~E, ~ET Bojkotim. Bojkot i pjesshëm (në shkallë të gjerë). Për shkak të bojkotit nga komunat. Në vazhdën e bojkotit. U shpallën bojkot të gjitha bizneseve. Aktivis…
Shfaq përkufizimin e plotë →BOJKOTÍM,~I m. 1. Veprimi kur bojkotoj diçka; bllokim i një veprimtarie politike, ekonomike, tregtare etj. me mospjesëmarrje. Bojkotim i qëllimshëm. Bojkotim ekonomik (diplomatik).…
Shfaq përkufizimin e plotë →►BOJKOT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e BOJKOTÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOJKOTÚAR (i, e) mb., libr. Që është bojkotuar, i braktisur, i shpërfillur. Plan i bojkotuar. Veprimtari e bojkotuar. Referendum i bojkotuar. Mbeta i bojkotuar. Kuvend i bojkotuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOJKOTÚES,~E mb., libr. 1. Që bën bojkot, që bojkoton. Qëndrim bojkotues. Veprime bojkotuese. Forma bojkotuese.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Bojkotuesit e parlament…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë