Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►BOJATÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Lyhet me bojë, merr bojë. U bojatis muri. Është bojatisur me ngjyrë jeshile.
2. fig., keq., vetv. Ngjyhet shumë me të kuq, me krem a me pudër në fytyrë për t’u dukur më bukur; llangoset, laturiset. - Bukur qenke bojatisur! (folk.).
3. pës. e BOJATÍS.
BOJATÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Lyej me bojë, i jap bojë. Bojatis shtëpinë (dhomën, murin). Bojatis dyert (dritaret, dollapin). Bojatis këpucët. E kishte bojatisur pllanga-pllanga.
2. Ngjyej. Bojatisi leshin.
3. bised., keq. I vë fytyrës shumë të kuq e pudër; llangos, laturis.
4. fig., bised., edhe keq. I jap ngjyra të bukura, i jap lustër; e zbukuroj nga jashtë, e lustroj për të fshehur thelbin e vërtetë, i vë bojë, i jap një bojë.
✱Sin.: zbukuroj, latoj, limoj, qëndis, idealizoj.
BOJATÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Lyej me bojë, i jap bojë. Bojatis shtëpinë (dhomën, murin). Bojatis dyert (dritaret, dollapin). Bojatis këpucët. E kishte bojatisur pllanga-pllanga.2.…
Shfaq përkufizimin e plotë →BOJATÍSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur bojatis diçka; lyerje, ngjyerje (për leshin, pambukun etj.). Bojatisja e ndërtesës. Reparti i bojatisjes. Pompë për bojatisje. Bojatisje e shkujdesu…
Shfaq përkufizimin e plotë →BOJATÍSUR (i, e) mb. 1. Që është bojatisur, i lyer me bojë. Derë e bojatisur. Mure të bojatisura. I bojatisur me ngjyrë jeshile. Flokë të bojatisur. Fasada të bojatisura.2. edhe fi…
Shfaq përkufizimin e plotë →BOJATÍSËS,~I m. sh. ~, ~IT Ngjyrues. Punonte si bojatisës këpucësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë