Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BOJÁK/Ë,~A f., ndërt. Lëng me ngjyrë prej pluhuri të tretur, që ngrin duke mbushur hapësirat midis pllakave në dysheme; qumësht çimentoje. I bëri pllakat me bojakë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOJALÍ mb., vjet. Kopjativ. Shkruaj me laps bojali.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOJALÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË etnogr. Cilido prej njerëzve (tre, pesë ose shtatë) që i çojnë nuses bojë, këna e zbukurime të ndryshme. Daja ishte në krye të bojalinjve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOJÁLLE mb. Në ngjyrë të kuqe të ndezur. Bimë e vogël me lule bojalle. Lule e bukur, bojalle, / Ç’paske mbirë në ato male! (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BOJALLÍ,~EI mb. Që është i ngjyrosur me ngjyra të ndryshme, ngjyra-ngjyra; që ka ngjyrë të bukur. Basma bojallie. Gur bojalli.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOJALLÍ,~EII mb., bised. 1. Që ka shtat të lartë e të hedhur, shtathedhur e i pashëm. Djalë (burrë) bojalli. Vajzë bojallie.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Kanë për k…
Shfaq përkufizimin e plotë →BOJÁN,~E mb. 1. Që i ka qimet të kuqe në të verdhë ose të murrme në të zezë; bojatar. Ka bojan. Lopë bojane.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Vuri dy bojanë në zgjedhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BOJÁRI mb. I verdhë, që ka ngjyrë si të arit. Dorezë bojari. Varëse bojari. Hapi një sirtar bojari.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓJAS ndajf. Me shtatlartësi të barabartë; as më pak e as më shumë. Në trup vijnë bojas.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓJAS,~E mb. Që është i një moshe me dikë tjetër, bojanik; moshatar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë