Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÓB/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. zool. (lat. Helix pomatia) Lloj kërmilli që del në pranverë, zakonisht pas shiut. Bobël deti. Bobël uji. Guaskë boble. Dolën boblat. Ecën si bobla. Breshka shan boblën e kungulli tall bucelën. (fj. u.).
2. muz. Vegël frymore prej briri të gjedhit ose prej një guaske të madhe të detit, që përdoret zakonisht për të dhënë një sinjal. Bobël briri. Zëri i boblës. Bariu i bie boblës. Binte bobla fshat më fshat.
3. Pemël. Djali im i vogël-o, / Sa një koqe bobël-o. (folk.).
4. Gështenjë e paqëruar.
5. Fijëz leshi e ngjeshur si topth, që bëhet gjatë tjerrjes; kokël, kokrrizë. Lesh me bobla.
♦ Bobla pas shiut mospërf. shih kërmij pas shiut mospërf.
BÓB/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT zool. 1. Cirikokë, laraskë, stërqokë.2. ShojzëI.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓB/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT arb. 1. bot. Zhardhok, bulb; hudhër e egër.2. Qyp i madh ku mbahet vaji.3. fig. Grua me trup të trashë e të rrumbullakët.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓBËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Tetranychus ulmi) Rriqër; këpushë. I mbushur me bobëza. Ia qëroi bobëzat deles.✱Sin.: rriqër, këpushë, cimbur.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÓBËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT Bosht i rrotës së rodhanit, që çon ujë nga lumi në vijën e mullirit, për të ujitur bimët etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë