Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BLUZ,~I m. sh. ~E, ~ET muz. (angl. Blues) Muzikë popullore afroamerikane e fillimit të shekullit XX, e karakterizuar nga tone të ngadalta e melankolike, që më vonë u bë skemë ritmiko-harmonike në muzikën e xhazit; muzikë e trishtuar. Bluzi tradicional. Interpretoi një bluz të vjetër. Historia e bluzit. Këngëtar i bluzit.
►BLUZHD/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e BLUZHDÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →BLUZHD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Grimcoj, e bëj si pluhur diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →BLÚZHD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Grimcë, pluhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →BLÚZHD/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT bised. Lakra e barishte të grira e të ziera, që përdoren për ushqim. Byrek me bluzhdra.
Shfaq përkufizimin e plotë →BLÚZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Veshje e sipërme e hollë dhe e gjatë deri në brez, zakonisht me grykë të mbyllur kur është e thurur dhe e hapur kur është prej basme etj. Bluzë leshi (p…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë