Fjalori
BLUAJ

BLÚAJ vep., BLÓVA, BLÚAR kal. 1. E bëj drithin a diçka tjetër miell ose pluhur, thërrmoj imët kokrrat (zakonishtmulli); grimcoj, thërrmoj. Bluaj drithin (misrin, grurin). Bluaj kafenë. Bluan ashpër (butë, imët, trashë). Mulliri bluan mirë (keq, hollë, trashë). Mulli për të bluar. S’bluan më ai mulli (fig.) nuk është më i ri dikush, s’ka fuqipunojë si më parë, i kanë rënë këllqet. - Jam nisur për në mulli, / Të bluaj grurë kutruli! (folk.). Ai mulli s’e bluan dot atë misër (fig.) nuk është i zoti dikush, nuk arrinkuptojë diçkavështirë. Kush mëngon, bluan. (fj. u.). Mulliri bluan me aq ujë sa ka. (fj. u.). Langoi gjuan kur mulliri bluan. (fj. u.). Bluan misër e ha grurë. (fj. u.).
2. Shtyp e shtrydh ullinjmulli.
3. vet. v. III E grin, e bren. E ka bluar mola qilimin.
4. edhe fig. Thërrmoj me dhëmbë a tretstomak një ushqim; çap, mbllaçit. Bluan stomaku. Bluan ushqimin. Bluan me dhëmbë diçka. Dhëmbi bluan malin. (fj. u.). Stomaku bluan ç’t’i hedhësh. (fj. u.).
5. fig. Arrij ta kuptoj një mësim, një dije etj. dhe ta ngulit mirëmendje; e zotëroj dhe e bëj timen; e përvetësoj mirë diçka, duke e përsëritur ose duke e përpunuar. E ka bluar mësimin. E bluante me etjemadhe çdo gjë që i thoshin.
6. fig. Sjell e përsjell nëpër mend diçka për të gjetur një zgjidhje; e rrah me mend diçka ngagjitha anët, shoshit, shestoj. Bluan një mendim. Bluaj me mend (në mendje, në kokë). Bluaj gjatë. Bluaj me vete (përbrenda). E blova nëpër mend gjithë ditën. Secili bluante me kokë të vet. Bluaje, pa thuaje! (fj. u.).
7. fig. Mendoj t'i bëj tjetrit keq, shestoj me mend një veprimkeq, mendoj diçkakeqe. - Seç bluan ai (në kokë)! Bluan diçkafshehtë.
8. fig., kryes. v. III I sjell dhembjethella ose mundimevijueshme, e mundoj shumë. bloi reumatizmi.
9. bised. Flas shumë dhe kot, llomotit, grij, turtullit. Bluan kot. - Lebluajë sa të dojë!
Sin.: grimcoj, thërrmoj, miellzoj, imtoj, imshtoj, brej, përtyp, grij, përçap, zotëroj, përvetësoj, përtyp, thith, tret, asimiloj, shoshit, përbluaj, shpërbluaj, shestoj.
Bluan mbi *anët (dikush) keq. Bluan *ashpër (dikush). E bluan në *bark (diçka). Bluan *butë (dikush). Bluan *egjër (dikush). Bluan e s’gatuan (dikush) shih mbjell e nuk korr (dikush). Bluan edhe *gurë (dikush). Bluan *hollë (dikush). Bluan *imët (dikush). I bloi *kockat (dikujt). E bluan në *kokë (diçka). Bluan nën *lëkurë (dikush). Bluaj me *mend. E bluaj në *mendje (diçka). S’të bluan *miell (dikush). Bluan *trashë (dikush). Bluan *të trasha (dikush). Nuk ma bluan *truri (diçka). Bluan *thatë (dikush). Bluan në *të thatë (dikush).


Rezultate të ngjashme

BLÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë miell a pluhur, i thërrmuar imët; i copëtuar, i grimcuar. Grurë (misër, bereqet, piper) i bluar. Kafe e bluar. Urov i bluar. Mish (peshk) i bluar.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BLÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Bluarje.2. Sasi drithi, kafeje etj. e bluar njëherësh në mulli. Dy të bluara kafe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BLÚARJ/E,~A f. 1. Veprimi kur bluaj diçka. Bluarja e drithit. Bluarja e kafesë. Bluarje me rul. Makina e bluarjes. Linjat e bluarjes. Teknika të bluarjes. Mulliri i bluarjes. Të pë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BLUÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ashkël e madhe që del nga sëpata, nga zdrukthi etj. kur presim a gdhendim një dru ose një metal, bujashkë, bjezgë, spicë. Bluashkë druri. Bluashkë metal…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.