Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BLU,~JA f. Ngjyra blu. Blu e çelët ngjyrë blu si qielli; ngjyrë e kaltër. Blu e errët ngjyrë blu me nuanca të errëta. Blu e hapur blu e çelët. Blu e lehtë ngjyrë blu me nuanca të çelëta. Blu e fortë ngjyrë blu me nuanca të errëta. Blu e mbyllur blu e errët. Blu kobalti ngjyrë blu me nuanca të blerta. Bluja e oqeanit. Bluja klasike. Bluja e ëmbël. Blu deti ngjyrë blu me nuanca jeshile. Bluja egjiptiane (kim.) pigment sintetik i krijuar rreth 5200 vjet më parë nga përzierja e bakrit me rërë kuarci, gëlqere, natrium etj., që përdoret për zbukurime, si dhe për identifikimin e shenjave të gishtave, kur lëkura është shumë e lëmuar. I pëlqen bluja.
BLÚAJ vep., BLÓVA, BLÚAR kal. 1. E bëj drithin a diçka tjetër miell ose pluhur, thërrmoj imët kokrrat (zakonisht në mulli); grimcoj, thërrmoj. Bluaj drithin (misrin, grurin). Bluaj…
Shfaq përkufizimin e plotë →BLÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë miell a pluhur, i thërrmuar imët; i copëtuar, i grimcuar. Grurë (misër, bereqet, piper) i bluar. Kafe e bluar. Urov i bluar. Mish (peshk) i bluar.…
Shfaq përkufizimin e plotë →BLÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Bluarje.2. Sasi drithi, kafeje etj. e bluar njëherësh në mulli. Dy të bluara kafe.
Shfaq përkufizimin e plotë →BLÚD/E,~JA f. sh. ~E, ~ET BludëI. Një blude me kos. E zbrazi tamblin në blude.
Shfaq përkufizimin e plotë →BLÚD/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Kupë a tas druri për të pirë ujë ose për të ngrënë; enë druri me dy pjesë të rrumbullakëta, ku bariu mbyll dhallin, gjizën etj. për ushqimin e ditës. Mish…
Shfaq përkufizimin e plotë →BLÚD/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT bised. Lëmashku i bardhë që zë vera e prishur.
Shfaq përkufizimin e plotë →BLÚD/Ë,~AIII f. 1. anat. Buti, çaçka e kokës. I ra në bludë të kresë.2. sh. ~A, ~AT Koka e lahutës. Bluda e lahutës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BLÚDË (i, e) mb. Që e ka humbur shijen, i mykur, i prishur. Vera është bërë e bludë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BLUM,~I m. sh. ~E, ~ET met. Masë metali e rrahur si kallëp a si rul për ta përpunuar më tej.
Shfaq përkufizimin e plotë →BLUZ,~I m. sh. ~E, ~ET muz. (angl. Blues) Muzikë popullore afroamerikane e fillimit të shekullit XX, e karakterizuar nga tone të ngadalta e melankolike, që më vonë u bë skemë ritmi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë