Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BLOF,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Mashtrim në lojën me letra për ta bërë kundërshtarin të besojë të kundërtën e gjendjes së vërtetë. Bëri blof. E kishte blof.
2. fig. Fjalë ose veprim që ka për qëllim të ndikojë mbi kundërshtarin, duke e mashtruar me gjëra të paqena; dredhi, premtime të rreme ose lajka për t’ia hedhur tjetrit; veprim mashtrues, mashtrim. Blof i ulët (qesharak). Blof politik (elektoral). Bëri blof. - Mos luaj blofin me mua! Ia zbuluan blofin. E nxjerr blof. Ky nuk është blof.
✱Sin.: mashtrim, dredhi, gënjeshtër, batakçillëk, xhambazllëk, lurtim, njimtim.
BLOFÍM,~I m. Veprimi kur blofoj dikë; të bërit blof.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BLOF/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Bëhet blof, mashtrohet. - Ta tregoj unë si blofohet!
Shfaq përkufizimin e plotë →BLOF/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., jokal. Bëj blof, mashtroj me diçka të paqenë. Blofon e nuk ka turp. Blofon më shumë me kartat e veta. Është duke blofuar.✱Sin.: mashtroj, gënjej, rr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë