Fjalori
BLLOK

BLLO/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. Copë e madhe dhe e rëndë e një lëndefortë, që ka zakonisht formarregullta; pjesë e madhe e një lëndevetme. Bllok mermeri (graniti). Bllok shkëmbi (guri). Bllok betoni (metali, minerali). Bllok akulli. Çelikblloqe. Si një bllok i vetëm.
2. Një lloj tulle e madhe prej llaçi a prej betoni, me dy hapësira brenda. Shtëpi (mur) me blloqe.
3. Rreth i madh, i gjerë e i shkurtër prej betoni a prej llaçingjeshur, që përdoret për të veshur anët e puseveujit. Bllok pusi. Pus me blloqe.
4. Grup ndërtesashshërbejnë për një qëllim ose që përbëjnë një tërësivete. Blloku i ndërtesave (i banesave, i shtëpive). Blloku i furrave. Blloku i dyqaneve. Blloku i spitalit. Blloku i uzinës.
5. hist. Pjesë e një lagjejeqytet, e përcaktuar si nënndarje e saj; banorët e kësaj pjeselagjes. Blloku tre i lagjes numër tetë. Administratori i bllokut. Qendra shëndetësore e bllokut.
6. Ngastër e madhe tokeështë mbjellë zakonisht me pemë frutore ose me drurëtjerë. Blloqe frutore. Blloku i ullinjve (i vreshtave, i fiqve, i mollëve etj.). Bllok pyjor. Bllok pishash. Blloku i fidanëve.
7. Fletore e trashë për shënime, nga e cila mundshkëputen fletët; fletë dokumenteshlidhura bashkë, që shkëputen ose që mundplotësohen. Bllok shënimesh. Bllok xhepi. Bllok me amë e bijë. Bllok biletash (dëftesash, çeqesh). Shkruaj (shënoj) në bllok. Shkëput nga blloku.
8. Bashkim shtetesh, partish, organizatash ose grupesh, që bëhet për veprimepërbashkëta politike, ushtarake, ekonomike etj. Bllok politik (ushtarak). Bllok antifashist (demokratik). Blloku i majtë (i djathtë). Blloku i opozitës. Sistem blloqesh. Krijimi i blloqeve. Doli nga blloku.
9. tek. Tërësia e pjesëve të një mekanizmi ose të një pajisjeje, të lidhurabashku për një punë. Blloku i cilindrave. Blloku i motorit. Blloku i zërittelevizor.
10. sport. Pengesë që i krijohet kundërshtaritsulm, për të mos lejuar kalimin e topit mbi rrjetë (në lojën e volejbollit). Bllok njësh. Bllok i dyfishtë. Organizimi i bllokut. Takon (prek) në bllok.
11. fig. Grup i madh sendesh, njësish a çështjeshmerren si një e tërë. Bllok kryesor. Zgjidhja e çështjevebllok.
12. hist. Lagje e partiakëve dhe pushtetarëve të lartëperiudhën komunisteTiranë. Çunat e Bllokut. Dyqanet e Bllokut. Ngjarje e rëndëBllok.
U bllok (me dikë) libr. u bashkua e u lidh fort dikush me dikë, sa nuk i çan dot.


Rezultate të ngjashme

BLLOKÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Rrethim i plotë i një kështjelle, i një qyteti, i një ushtrie ose i një vendi nga forcat e armatosura të kundërshtarit, me qëllim që të mos mar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BLLOKIÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT ndërt. Pajisje metalike ose prej druri në formën e kallëpit për të derdhur blloqe betoni etj. Bllokierë blloqesh betoni.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BLLOKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. usht. Veprimi kur bllokoj dikë a diçka ose kur bllokohem; rrethim dhe izolim i një kështjelle, i një qyteti a i një shteti për ta detyruar të dorëzohet…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BLLOKMÉN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist., keq. (nga angl. man-njeri) Ai që jetonte në lagjen e partiakëve dhe pushtetarëve të lartë në Tiranë, njeri që banonte në këtë Bllok. Bllokmen i ri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BLLOK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. usht. Rrethoj një kështjellë, një qytet, një ushtri ose një vend për ta shkëputur e për ta veçuar, që të mos marrë ndihma e ushqime, të mos jetë n…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BLLOKÚAR (i, e) mb. 1. usht. Që është rrethuar plotësisht dhe është veçuar për të mos marrë ndihma e ushqime, me qëllim që të mos jetë në gjendje të veprojë dhe të detyrohet të dor…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BLLOKÚES,~E mb. Që shërben për të bllokuar një veprim, një funksion ose qarkullimin e dikujt a të diçkaje. Gardh bllokues. Grup bllokues. Pakicë bllokuese (në Kuvend). Fushatë bllo…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BLLOKÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. sport. Ai që bën bllokun në lojën e volejbollit. Bllokues shtatlartë. Loja e bllokuesve.2. tek. Pjesë e një mekanizmi që shërben për ndalimin e tij. Bl…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BLLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Lëkurë druri.2. Lëvore a fletë që mbështjell kallirin e misrit, lëpushkë. I hodhi lopës një thes me bllore.Sin.: lëpushkë, llapushë, lëvore, misërish…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BLLÓSK/Ë,~A f. ~A, ~AT Bjezgë, bujashkë. Blloska arre. Bëri më shumë blloska se punë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.