Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BLÍND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Mburojë prej çeliku, me të cilën vishen makinat luftarake, anijet, trenat etj.; koracë. Blindë çeliku. Blinda e tankut (e trenit). Trashësia e blindës. Shpon blindën. Vesh me blindë.
2. ndërt. Shtresë me hekurbeton që hidhet në themelet e një ndërtese, mbi të cilën ngrihen shtyllat. Hodhi blindat. Përforcoi blindat.
BLINDËSHPÚES,~E mb., usht. Që shpon blindën; që përdoret për të goditur objektet e blinduara. Fishekë (plumba) blindëshpues. Predhë blindëshpuese. Armë blindëshpuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →BLINDËSHPÚES,~I m. sh. ~, ~IT usht. 1. Armë për shpimin e objekteve të blinduara. U qëllua me blindëshpues.2. Luftëtar i pajisur me armë blindëshpuese. Një blindëshpues për çdo gru…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë