Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BLERÍM,~I m. 1. Gjendja kur blerohet diçka; mbirja e barit, veshje me bimësi të blertë; gjelbërim, jeshilim. Bimët janë në blerim.
2. përmb. Tërësia e bimëve të blerta që mbulojnë tokën, gjelbërim, jeshilim. Qytet (kodra, fusha) plot blerim. Në mes të blerimit të harlisur. U vesh toka me blerim.
3. Ngjyra e blertë e bimësisë, gjelbërim. Më pëlqen blerimi i barit. Vendin e ka veshur (e ka mbuluar) blerimi. Mëngjes maji me blerim.
✱Sin.: gjelbërim, jeshilim, gjelbëri, jeshillëk, mugullim, preshtim, bulëzim.
BLERÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Blerinë. Lopët kullosnin në blerimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë