Fjalori
BLECUAR

BLECÚAR (i, e) mb., krahin. 1. I zhveshur, lakuriq, cullak.
2. I mbetur pa gjë, i këputur, i varfëruar; që s’ka ku ta kapë ferra, që s’ka as hi në vatër.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: BLECOJ
BLECOJ

BLEC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal. 1. Zhvesh, lë lakuriq; cullakoj. E blecoi krejt.
2. fig. I marr çdo gjë që ka, i heq edhe rrobat e trupit, e lë me gishtgojë, e lë kripë. E kishin blecuar mirëkurbet.
Sin.: zhvesh, heq, zbuloj, zdesh, shpërvjel, shpërvesh, cragan, zgaq, cullakoj.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.