Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BLEC ndajf., krahin. 1. Shumë, dendur, në sasi të madhe. Kanë mbirë farishtat blec.
2. Pa asnjë rrobë në trup, fare zhveshur; lakuriq në diell, si e ka lindur nëna. Kërcente blec. I zhveshur blec.
✱Sin.: lakuriq, zhveshur, zbuluar, cull, cullak, picak, picullak, dakull, dac, karkacul, vishkull, fshikull.
BLECÍ,~A f., krahin. Të qenët i zhveshur, pa asnjë rrobë në trup, lakuriqësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →BLECÍM,~I m., krahin. Veprimi kur blecoj dikë a kur blecohem; zhveshje lakuriq.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BLEC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR krahin. 1. vetv. Zhvishem lakuriq.2. pës. e BLECÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →BLEC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal. 1. Zhvesh, lë lakuriq; cullakoj. E blecoi krejt.2. fig. I marr çdo gjë që ka, i heq edhe rrobat e trupit, e lë me gisht në gojë, e lë kripë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BLECÚAR (i, e) mb., krahin. 1. I zhveshur, lakuriq, cullak.2. I mbetur pa gjë, i këputur, i varfëruar; që s’ka ku ta kapë ferra, që s’ka as hi në vatër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë