Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BJESHKÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Bjeshkëtar.
BJESHKALÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. 1. Bjeshkatar.2. Bari mali. Tëbana e bjeshkalinjve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BJESHKÍ,~A f. 1. Vend në bjeshkë, bjeshkësi.2. Mjeshtëria e përpunimit të qumështit në stanet verore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BJESHKÍM,~I m. Veprimi kur bjeshkoj a kur bjeshkohem. Ditët (koha) e bjeshkimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BJESHK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Veroj në bjeshkë. Ke dalë në bjeshkë për të bjeshkuar, / Qyqja djalë, ku po më le mua! (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BJESHK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Dal në bjeshkë me bagëti, shpie bagëtinë në bjeshkë dhe veroj atje me to. Stanet ku bjeshkojnë. Ju, moj bjeshkë, mos bjeshkofshi! (mallk.) mos …
Shfaq përkufizimin e plotë →BJESHKÚAR (i, e) mb. Që është bjeshkuar; që ka bjeshkuar. Po dirgjen çikat e bjeshkueme. (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BJÉSHK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mal i lartë me kullota verore; alpe. Bjeshkë të larta. Bjeshkë me dëborë. Bjeshkët e Nemuna. Bari i bjeshkës. Ujë bjeshke. Ngjitem në bjeshkë. Zbritën…
Shfaq përkufizimin e plotë →BJESHKËSÍ,~A f. Malësi. Bjeshkësia e Tropojës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BJESHKËTÁR,~E [BJESHKATÁR,~E] mb. Që banon a që veron në bjeshkë; edhe poet. që lidhet me bjeshkët, i bjeshkëve, bjeshkor. Djalë bjeshkëtar. Kreshtë bjeshkëtare. Mbron interesat e …
Shfaq përkufizimin e plotë →BJESHKËTÁR,~I [BJESHKATÁR,~I] m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Banor i bjeshkëve.2. Ai që veron me bagëti në bjeshkë, stanar. Bjeshkëtarët në mot të mirë ngjiten në bjeshkë.3. sport. Alpinist. Sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →BJESHKËTÁR/E,~JA [BJESHKATÁR/E,~JA] f. sh. ~E, ~ET 1. Banore e bjeshkëve; bareshë mali (bjeshke). Bjeshkataret kështu këndojnë, / Për boronica ato kur shkojnë. (folk.).2. Grua që p…
Shfaq përkufizimin e plotë →BJÉSHKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Bjeshkë2.2. Bjeshkë e vogël në mes të shkëmbinjve. I kullot shtjerrat në bjeshkëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë