Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BJERRADÍTËS,~E mb. Bjerraditë. Është endacak e bjerraditës. Njerëz bjerraditës.
BJERRADÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që e humb kohën kot, ai që e kalon ditën pa punë duke u marrë me gjëra të padobishme; ai që nuk e luan as gishtin e vogël, që sillet si kali në lëmë. Bjerraditës fjalëmadh e punëvogël. Mblidheshin me dhjetra bjerraditës. Përgojonte bjerraditësit. Bjerraditësit viti i bëhet bjerramot. (fj. u.).
2. Brumbull2. Ngaqë nuk punon, mashkullin e bletës e quajnë bjerraditës.
✱Sin.: bjerraditë, bjerramot, bjerrakohës, çartabukas, punëkotë, brumbull, bërcek.
BJERRADÍTË mb., palak. Që e humb kohën kot, që e kalon ditën pa punë, bjerraditës. Njeri bjerraditë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BJERRADÍT/Ë,~A f. sh. ~, ~ËT 1. Humbje e kotë e kohës.2. Njeri bjerraditës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BJERRADÍTËS,~E mb. Bjerraditë. Është endacak e bjerraditës. Njerëz bjerraditës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BJERRADÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që e humb kohën kot, ai që e kalon ditën pa punë duke u marrë me gjëra të padobishme; ai që nuk e luan as gishtin e vogël, që sillet si kali në l…
Shfaq përkufizimin e plotë →BJERRAFÁT,~E mb. 1. I pafat, fatkeq; që ka qimen e ujkut, që ka qimen e derrit; kund. fatbardhë, ditëbardhë. Njeri bjerrafat.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. - O bjerr…
Shfaq përkufizimin e plotë →BJERRAFJÁL/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT Fjalë boshe, fjalë të kota, pallavra, dokrra. Tha veç bjerrafjalë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BJERRAFJÁLËS,~E mb. 1. Që flet fjalë të kota, që thotë fjalë boshe.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. - S’kam nge të dëgjoj këtë bjerrafjalës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BJERRAKÓHËS,~E mb. 1. Bjerraditës. Burrë bjerrakohës. Sajesë bjerrakohëse.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Bjerrakohësit ballkanas. Ca bjerrakohës të kryeqytetit. Në t…
Shfaq përkufizimin e plotë →BJERRAMÓT,~E mb. 1. Bjerraditës, bjerrakohës. Bëhet bjerramot.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Punëkoti, bjerramoti. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BJERRANÁT/Ë,~A f. Një natë pa gjumë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë