Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BITÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. Mbaroj, i jap fund, kryej. E bitisi punën. Si e nisi, e bitisi. (fj. u.). Puna pa u nisur, s’ka të bitisur. (fj. u.).
2. jokal., vet. kr. thj. Mbaroi, mori fund; u vendos, u zgjidh (puna). Bitisi ajo punë. Iu mbush mendja e bitisi.
3. E shkatërroj me gjithsej, e prish, e rrënoj krejt. I bitisën me të gjitha. Krejt atë vend e ka bitisur. (folk.).
✱Sin.: kryej, përfundoj, mbaroj, bëj, sos, prish, shkatërroj, rrënoj, shemb, rrafshoj, plotësoj, përmbush, mbyll, përmbyll.
►BITÍS/ET jovep., ~(u), ~UR bised., vet. v. III 1. vetv. Kryhet plotësisht diçka, mbaron, merr fund. Si u nis, ashtu u bitis. (fj. u.).2. vetv. Prishet, shkatërrohet krejt.3. pës. …
Shfaq përkufizimin e plotë →BITÍSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur bitis diçka; kryerje, përfundim.2. Prishje, shkatërrim.✱Sin.: kryerje, përfundim, mbarim, sosje, prishje, shkatërrim, rrënim, shembje, rrafshim, plotë…
Shfaq përkufizimin e plotë →BITÍSUR (i, e)I mb., bised. 1. Që është mbaruar ose është kryer, i përfunduar. Debat i nisur nga dikush e i bitisur nga askush. Hesap i mbaruar, punë e bitisur. (fj. u.).2. I prish…
Shfaq përkufizimin e plotë →BITÍSUR (i, e)II mb. Që s’ka asnjë të metë, i përsosur, i përkryer; i pikuar (i pikur) nga qielli, që s’ka të sharë. Djalë i bitisur. Fustan i bitisur.✱Sin.: i përkryer, i përsosur…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë