Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BISTÉK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Flokë të thurur gërshet; bisht, bishtalec. I rri bisteku drejt. Vajza me tre bistekë. Thupra në formë bisteku. Me bistekë deri në fund të këmbëve. I hodhi bistekët anash. I ka mendtë mbi bistek (dikush) është shumë mendjelehtë, e ka mendjen firifiu. Nantë bistekësh perçen ia ka ba. (folk.).
2. Bishti i frytit. Bistek qershie.
✱Sin.: bisht, bishtalec, gërshet, kocel, kocë, kroshe, lavrak, ndriskë, trizë.
BISTEK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. I bëj flokët gërshet. I bistekonte flokët çdo mëngjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISTEKÚAR (i, e) mb. Që është i bërë a i thurur gërshet. Flokë të bistekuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë