Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BISHTÚJK,~E mb. I fortë, i zoti; kockë e fortë, e kafshon frerin me dhëmbë. Nuk shkelet kollaj, se është bishtujk.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTÚJËI mb., krahin. 1. Bishtgjatë. Lopë bishtujë.2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTÚJËII mb., krahin. 1. Bishtshkurtër. Dele bishtujë.2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTÚK ndajf. Guraçokthi.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTÚK,~E mb. Bishtak1.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTÚK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT Kandil i thjeshtë për ndriçim me një kuti teneqeje a tunxhi, me një bisht për ta mbajtur. Bishtuk dore (muri). Drita (flaka) e bishtukut. Tymi i bishtuku…
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTÚK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Scilla maritima) Qepa e detit; boçkë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTÚK,~UIII m. sh. ~Ë, ~ËT përb. Djalë a burrë trupvogël; shkurtabiq, dy pare burrë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTÚK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Pemë (frut) bishtgjatë.2. Lopë më bisht të vogël a bishtcung.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTÚK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Lopë me bisht të gjatë.2. Lopë e kuqe ose e zezë me bisht të bardhë a të larmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë