Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BISHTN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. I shmangem takimit me dikë a me diçka të padëshiruar. Nuk e kap dot, se më bishtnon. Duke u bishtnuar pyetjeve. I bishtnonte vështrimit të saj.
2. Iki tinëz, largohem fshehurazi pa më parë kush.
3. fig., keq. I shmangem punës a fjalës, duke nxjerrë shkaqe të kota, i bëj bisht, nxjerr bishta, dredhoj. I bishtnoi punës (përgjegjësisë). Bishtnoi në fund të bisedës. Nuk i zihet besë se i bishtnon llafit.
4. Tërhiqem nga një ndeshje a përballje me dikë tjetër a me diçka; kthehem mbrapsht, largohem. Luftuan derisa ata bishtnuan të turpëruar.
✱Sin.: dredhoj, dredh, përdridhem, lakadridhem, spërdridhem, tërthoj, lakoj, gjarpëroj, gemtoj, rrëshqas, shkas, turrahit, kopiloj.
BISHTNGRÉHUR mb., fig., përçm. 1. Bishtpërpjetë2. Femër bishtngrehur.2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTNÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Bishtnim, shmangie nga dikush a nga diçka. Bishtni nga puna (nga detyra).2. Dredhi, dinakëri, hile. E shkon jetën me bishtni. E fituan ndeshjen me bisht…
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTNÍ,~TË f. vet. sh. 1. Kashtë e byk lëmi pas shirjes së grurit; mbeturinat pas shoshjes së grurit. Bishnitë ua hedhin kafshëve.2. Leshi që u përvilet dhenve rreth bishtit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bishtnoj; dredhim. Pa bërë bishtnime e dredhi. Kishte ardhur koha e bishtnimit të vështrimeve.2. Bishtni. Pengesa dhe bishtnime. Bishtnim …
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTNÓR,~E mb. 1. Që nuk i pëlqen, nuk i përfill (zakonisht për të ngrënat), që u bën buzë gjërave; që sillet me naze, nazetar, nazemadh, tekanjoz. Fëmijë bishtnor. Grua bishtnore…
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTNÚAR (i, e) mb. Që është bishtnuar. Veprim i bishtnuar. Rri i bishtnuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTNÚES,~E mb., keq. 1. Që i shmanget punës a fjalës, duke nxjerrë arsye të kota, që bishtnon, dredhues. Plak bishtnues. Përgjigje bishtnuese. Në mënyrë bishtnuese. Të jesh bisht…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë