Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BISHTNÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Bishtnim, shmangie nga dikush a nga diçka. Bishtni nga puna (nga detyra).
2. Dredhi, dinakëri, hile. E shkon jetën me bishtni. E fituan ndeshjen me bishtni. Burri që bën bishtni në muhabet, s’është burrë! (fj. u.).
3. Të ikurit tinëz, largim fshehurazi i të tjerëve. Bëj bishtni iki, dredhoj, largohem tinëz.
4. Shfajësim me arsye të paqena; shkarki, justifikim.
✱Sin.: bishtnim, dredhi, dhelpëri, djallëzi, dinakëri, hile, skili, rreng, zhibël, mëkrejsë, sherri, mardha, marifet.
BISHTNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bishtnoj; dredhim. Pa bërë bishtnime e dredhi. Kishte ardhur koha e bishtnimit të vështrimeve.2. Bishtni. Pengesa dhe bishtnime. Bishtnim …
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTNGRÉHUR mb., fig., përçm. 1. Bishtpërpjetë2. Femër bishtngrehur.2. si em. f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. I shmangem takimit me dikë a me diçka të padëshiruar. Nuk e kap dot, se më bishtnon. Duke u bishtnuar pyetjeve. I bishtnonte vështrimit të saj.…
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTNÓR,~E mb. 1. Që nuk i pëlqen, nuk i përfill (zakonisht për të ngrënat), që u bën buzë gjërave; që sillet me naze, nazetar, nazemadh, tekanjoz. Fëmijë bishtnor. Grua bishtnore…
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTNÚAR (i, e) mb. Që është bishtnuar. Veprim i bishtnuar. Rri i bishtnuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTNÚES,~E mb., keq. 1. Që i shmanget punës a fjalës, duke nxjerrë arsye të kota, që bishtnon, dredhues. Plak bishtnues. Përgjigje bishtnuese. Në mënyrë bishtnuese. Të jesh bisht…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë