Fjalori
BISHTKËPUTUR

BISHTKËPÚTUR mb. 1. Që i është këputur bishti. Hardhucë bishtkëputur.
2. bised. Që ka humbur farefisin nga dera e vet, që nuk ka njerëzshtëpisëbabait, pa gjiri (për gratë); që ka mbetur qyqe, kërcure. Gruaja e ve kishte mbetur bishtkëputur.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. Rrinte me ata bishkëputurit.
Sin.: qyqe, qyqar, qyqan, i panjeri, i shkretë, shkretan, i gjorë, kërcu, i shuar, i mjerë, murgator.


Rezultate të ngjashme

BISHTKÁLI ndajf., bised. Mënyrë lidhjeje të flokëve në një tufë të vetme si bisht kali. I lidh (i mban) flokët bishtkali.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BISHTKÁL/Ë,~I m., bot. (lat. Equisetum arvense) Bimë barishtore shumëvjeçare e ligatinave, e ngjashme me fierin, me gjethe të holla si hala pishe, që këputen lehtë; këputje, bargja…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BISHTKAÇÚB,~E mb. Që është bishtgjatë e me një tufë qimesh në fund. Dash bishtkaçub. Dele bishtkaçube.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BISHTKÓRR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT etnogr. Kalë ose pelë që ia presin bishtin në shenjë zie kur vdes i zoti. Për një bishtkorrë, / U vranë deshtë me këmborë. (folk.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

BISHTKRÉHUR mb., fig. Shumë i përkëdhelur, të cilit i plotësohen gjithë tekat; i llastuar, që ia krehin bishtin. Fëmijë bishtkrehur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BISHTKULÁÇ ndajf. Përdredhas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BISHTKÚQ,~E mb. Që e ka bishtin të kuq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BISHTKÚQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Motacilla phoeniculus; Dasychira pudibunda) Zog i vogël këngëtar me bisht si të kuqërremë, që jeton zakonisht nëpër vrimat e ledheve ose të m…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BISHTKÚQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Chrysis ignita) Peshk deti i familjes së krepve, që e ka bishtin të kuq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BÍSHTK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Thikë me teh të harkuar e me dy doreza, që përdoret për të gdhendur dru për të bërë bishta për veglat bujqësore (si kazma, lopata etj.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.