Fjalori
BISHTGËRSHËRË
BISHTGËRSHËRË

BISHTGËRSHËR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Anas acuta) Lloj rose e egër me qafëhollë e të gjatë, me kokëhirtë e me gjoksbardhë, që e ka bishtinndarë si gërshërë e me majë.


Rezultate të ngjashme

BISHTGJÁTË mb. Që e ka bishtin të gjatë, bishtje. Fik (dardhë) bishtgjatë. Zog (gjel) bishtgjatë. Dele bishtgjatë. Laraskë bishtgjatë. Dhelpër bishtgjatë. Fshesë bishtgjatë. Kandil…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BISHTGJÁT/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. kopsht. Fik me bisht të gjatë, bishtës. Bishtgjatët piqen në gusht.2. zool. (lat. Aegithalus caudatus) Bishtatundës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BISHTGJÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. euf. Dhelpër. Bishtgjata ndaloi hapin si papritur. (folk.).2. Laraskë, grizhël. Bishtgjata e bën folenë nëpër plepa.Sin.: dhelpër, skile, kë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BISHTGJÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Anas acuta) Rosë e egër që rron afër ujërave, me bisht të gjatë si të gjelit, me qafë të shkurtër e me këmbë të verdha.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BISHTGJÉRË mb. Me bisht të gjerë. Shpend bishtgjerë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BISHTGJILPËR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Hirundapus cochinchinensis) Lloj peshku që e ka bishtin të gjatë e të hollë. Bishtgjilpëra gushëbardhë. Bishtgjilpëra gjigante.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.