Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÍSHT/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është në bisht të diçkaje, i fundit. Pjesa e bishtme.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍSHT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT mit. Përbindësh, lubi.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Bishtnoj. I bishtëronte punës. U bishtëron vështirësive.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍSHT/ËRR,~RRAI f. sh. ~RRA, ~RRAT 1. zool. Bishtfultere. Llokaçet e mbushura plot me bishtrra.2. Dhi me shenjë të bardhë në bisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍSHT/ËRR,~RRAII f. sh. ~RRA, ~RRAT Diçka e trilluar, thashetheme. Kush merret me bishtrra, mbetet në bisht. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTËRRÁK,~E mb. 1. Që merret me thashetheme, i thashethemeve, që merr nëpër gojë të tjerët. U plak e bishtërrak se bishtërrak mbeti.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍSHTËS,~E mb. Që ka bisht të gjatë (për pemët). Fik bishtës. Dardhë bishtëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →BISHTËS,~I m. sh. ~, ~IT kopsht. Një lloj fiku me bisht të gjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍSHTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zvog. Bisht i vogël. Bishtëzat e gjetheve. Gjethe pa bishtëza.2. Doraku i parmendës, dorës. Bishtëza e parmendës.3. Xhezve për një kafe.✱Sin.: dorak, d…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë