Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BISEDÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merr pjesë në një bisedë, bashkëbisedues, bashkëfolës.
2. Ai që merr pjesë në bisedime, pjesëmarrës në bisedime. Biseduesit diskutuan me tone miqësore.
3. Ai që bën një bisedë për një temë a çështje të caktuar. Bisedues mbushamendës. Bisedues me përvojë.
BISEDÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që merr pjesë në një bisedë, bashkëbiseduese.2. Ajo që merr pjesë në bisedime, pjesëmarrëse në bisedime.3. Ajo që bën një bisedë për një temë a…
Shfaq përkufizimin e plotë →BISEDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që mund të bisedohet, që mund të shtrohet për diskutim me të tjerë. Problem i bisedueshëm. Çështje e bisedueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë