Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BISEDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bisedoj me dikë a për diçka.
2. Shkëmbim i lirë mendimesh ndërmjet dy ose më shumë njerëzve për çështje të jetës së përditshme ose të punës, bisedë. Bisedim telefonik. Bisedim i përzemërt (i gjallë, i këndshëm). Hyri (mori pjesë) në një bisedim.
3. vet. sh. Shkëmbim mendimesh ndërmjet dy a më shumë palëve për të arritur një marrëveshje ose për të shqyrtuar një çështje që duhet zgjidhur. Bisedime zyrtare (miqësore). Bisedime diplomatike. Bisedime dypalëshe. Bisedime të fshehta. Bisedime me dyer të mbyllura. Tryeza e bisedimeve. Ftoi për bisedime. Zhvilluan (bënë) bisedime. Ndërprenë bisedimet.
BISEDIMÓR,~E mb. 1. ars. Që lidhet me bisedimin, i bisedimit. Edukim bisedimor. Çështje bisedimore. Kod bisedimor. Situatë bisedimore.2. gjuh. Bisedor, i bisedës. Stil bisedimor. F…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë