Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BIRMANÍSHT ndajf., gjuh. Në gjuhën e birmanezëve. Flasin birmanisht.
BIRMANÍSHT/E,~JA f., gjuh. Gjuhë e birmanezëve; gjuhë zyrtare e Birmanisë. Teksti origjinal është në birmanishte. Dialektet e birmanishtes.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIRMÁN,~E mb. Që lidhet me Birmaninë (Azia Jugore) a me birmanët, që është karakteristik për Birmaninë a për birmanët, i Birmanisë ose i birmanëve; që është krijuar nga birmanët. P…
Shfaq përkufizimin e plotë →BIRMÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendës i Birmanisë ose ai që e ka prejardhjen nga Birmania. Aty punonin rreth nëntëqind birmanë. Roli i birmanëve në historinë e Azisë juglindore. Ko…
Shfaq përkufizimin e plotë →BIRMÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Birmanisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Birmania. Veshjet tradicionale të birmaneve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIRMANÉZ,~E mb. Birman. Popullsia (qeveria) birmaneze. Indianët birmanezë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIRMANÉZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Birman. Ishin rreth dy mijë birmanezë. Gjuha e birmanezëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIRMANÉZ/E,~JA m. sh. ~E, ~ET Birmane. Një birmaneze ka marrë çmimin “Nobel” për paqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë