Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BIRK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Biroj, bëj me birë. - Mos e birko bukën!
2. Kërkoj të gjej a të zbuloj diçka; shikoj me vërejtje; i vihem prapa dikujt; zhbiroj, rrëmoj, bubërroj; keq. gjurmoj, spiunoj.
3. fig. E gjykoj dhe e kuptoj dikë se ç’mendon për një çështje të caktuar a për diçka; e marr vesh se ç’ka ndër mend të bëjë, duke e ngacmuar që t’i zbuloj mendimin; zhbiroj, ia blej mendjen.
►BIRK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet me bira, birohet.2. pës. e BIRKÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIRKÓJ,~I m. Birë, vrimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIRK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Biroj, bëj me birë. - Mos e birko bukën!2. Kërkoj të gjej a të zbuloj diçka; shikoj me vërejtje; i vihem prapa dikujt; zhbiroj, rrëmoj, bubërroj; k…
Shfaq përkufizimin e plotë →BIRKÓK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Prunus armeniaca) Kajsi, zerdeli. Lulet e birkokës.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIRKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur birkoj dikë; ndjekje, gjurmim.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIRKÚAR (i, e) mb. 1. I biruar. Kulaç i birkuar. Bukë e birkuar.2. fig. I ndjekur; i gjurmuar. Njeri i birkuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIRKÚES,~E mb., fig. Zhbirues2.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë