Fjalori


Rezultate të ngjashme

BIOLOGJIKÍSHT ndajf., biol. Në mënyrë biologjike, sipas veçorive biologjike. I studiuar (i vërtetuar) biologjikisht. Janë biologjikisht të afërt. E trashëgueshme biologjikisht. Të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

BIOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT biol. Specialist dhe studiues në fushën e biologjisë. Biolog me përvojë të gjatë. Biologë evolucionistë. U rrit numri i biologëve. Shumica e biologëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BIOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET biol. Specialiste dhe studiuese në fushën e biologjisë. Biologe molekulare. Biologet detare. Biologe dhe iktiologe. Një biologe e shquar e Kosovës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BIOLOGJÍ,~A f. 1. biol. Shkencë natyrore që studion dukuritë dhe ligjet e përbashkëta të jetës e të zhvillimit të të gjitha qenieve të gjalla. Biologjia e përgjithshme. Biologjia e…

Shfaq përkufizimin e plotë →

BIOLOGJÍST,~E mb., filoz., soc. Që lidhet me biologjizmin, i biologjizmit. Thelbi biologjist i problemit. Shtjellim biologjist. Teori biologjiste.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BIOLOGJÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT filoz., soc. Pasues i biologjizmit. Veprat e një biologjisti të njohur. Kjo teori u shërben më shumë biologjistëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BIOLOGJÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET filoz., soc. Pasuese e biologjizmit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

BIOLOGJÍZ/ËM,~MI m. 1. filoz., soc. Teori filozofike që mbështetet në parime dhe metoda biologjike për shpjegimin e sjelljes së njeriut në shoqëri. Ka rënë në biologjizëm. Përshkoh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.