Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BIOLOGJÍ,~A f. 1. biol. Shkencë natyrore që studion dukuritë dhe ligjet e përbashkëta të jetës e të zhvillimit të të gjitha qenieve të gjalla. Biologjia e përgjithshme. Biologjia e bimëve (e kafshëve). Kabineti (këndi) i biologjisë. Instituti (fakulteti) i biologjisë.
2. biol. Veçoritë e ndërtimit e të zhvillimit të një qenieje të gjallë, që përcaktojnë natyrën e saj. Biologjia e një kafshe (e një kandrre). Biologjia e një bime.
3. ars. Lëndë mësimore që jep njohuritë e kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri. Mësuesi i biologjisë. Ora e biologjisë. Mori dhjetë në biologji.
BIOLOGJÍK,~E mb., biol. 1. Që ka të bëjë me biologjinë, i biologjisë; që ka të bëjë me jetën e gjallë ose me qeniet e gjalla. Proces biologjik. Ligj biologjik. Veti (veçori) biolog…
Shfaq përkufizimin e plotë →BIOLOGJIKÍSHT ndajf., biol. Në mënyrë biologjike, sipas veçorive biologjike. I studiuar (i vërtetuar) biologjikisht. Janë biologjikisht të afërt. E trashëgueshme biologjikisht. Të …
Shfaq përkufizimin e plotë →BIOLOGJÍST,~E mb., filoz., soc. Që lidhet me biologjizmin, i biologjizmit. Thelbi biologjist i problemit. Shtjellim biologjist. Teori biologjiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIOLOGJÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT filoz., soc. Pasues i biologjizmit. Veprat e një biologjisti të njohur. Kjo teori u shërben më shumë biologjistëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIOLOGJÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET filoz., soc. Pasuese e biologjizmit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIOLOGJÍZ/ËM,~MI m. 1. filoz., soc. Teori filozofike që mbështetet në parime dhe metoda biologjike për shpjegimin e sjelljes së njeriut në shoqëri. Ka rënë në biologjizëm. Përshkoh…
Shfaq përkufizimin e plotë →BIOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT biol. Specialist dhe studiues në fushën e biologjisë. Biolog me përvojë të gjatë. Biologë evolucionistë. U rrit numri i biologëve. Shumica e biologëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET biol. Specialiste dhe studiuese në fushën e biologjisë. Biologe molekulare. Biologet detare. Biologe dhe iktiologe. Një biologe e shquar e Kosovës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë