Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BIOINFORMATÍK/Ë,~A f., tek., inform. Degë e shkencës që përdor informatikën, matematikën dhe shkencat kompjuterike për të analizuar dhe për të studiuar të dhënat biologjike; analizë e kompjuterizuar e të dhënave biologjike; zbatim i teknikave kompjuterike. Studime në bioinformatikë. Master në bioinformatikë. Specializime në bioinformatikë. Laboratori i bioinformatikës. Algoritmet e bioinformatikës. Tekste për bioinformatikën. Fusha e bioinformatikës.
BIOINFORMATÍK,~E mb., tek., inform. Që lidhet me bioinformatikën, i bioinformatikës. Metoda (analiza) bioinformatike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë