Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BIOFIZIKÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET fiz. Shkencëtare që merret me zbatimin e ligjeve të fizikës te dukuritë biologjike. Biofizikane e suksesshme. Punoi si biofizikane.
BIOFIZÍK,~E mb., fiz. Që lidhet me biofizikën, i biofizikës. Mjedisi biofizik. Metoda (pajisje) biofizike. Eksperimente biofizike. Strategjia biofizike hapësinore.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIOFIZIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Shkencëtar që merret me zbatimin e ligjeve të fizikës në dukuritë biologjike. Laboratori i biofizikanëve të rinj.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIOFIZÍK/Ë,~A f., fiz. Shkencë që studion dukuritë dhe ligjet fizike tek organizmat e gjallë, duke përdorur mjete e teknologji të ndryshme, si mikroskopia, spektroskopia, kristalog…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë