Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BIND vep., ~A, ~UR kal. 1. I mbush mendjen dikujt me arsyetime, me të dhëna e me prova se diçka është e vërtetë a e drejtë dhe e bëj të besojë plotësisht për këtë; e bëj të pranojë diçka si të vërtetë e të drejtë dhe të mos dyshojë për këtë; shtroj. Bind shokët. Bind me fjalë (me fakte, me prova). Përpiqem (arrij) ta bind. - A e binde këtë herë? E bind me të mirë.
2. bised., fig. Bëj dikë të ngrijë në vend (nga diçka e papritur), e çudit, e habit, e mahnit. Bindi botën me këtë shpikje. E bindi kuçedrën me gjitha ato çudira që bënte. (folk.).
✱Sin.: çudit, habit, mahnit, shtang, ngrij, nguros, nguroj, topit.
BÍND/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. Damixhanë. Binde me verë. Rakia mbahet në binde.✱Sin.: damixhanë, zamzane, bocun.
Shfaq përkufizimin e plotë →►BÍND/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Më mbushet mendja se diçka është e vërtetë a e drejtë, besoj plotësisht për këtë; pranoj diçka pa asnjë dyshim si të vërtetë e të drejtë; sigu…
Shfaq përkufizimin e plotë →BINDÍM,~I m. Gjendja kur bindohe diçka.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bind dikë a kur bindem; dëgjesë. Forca e bindjes. Me anën e bindjes.2. Besim i plotë se diçka është e vërtetë dhe e drejtë; mendim i ngulur…
Shfaq përkufizimin e plotë →BINDÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Habit, çudit, befasoj.2. Trondit; lemeris. - Uh, e mjera unë, çka të bindosi? (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍNDUR (i, e)1 mb. 1. Që i është mbushur mendja për diçka, që ka bindje, që ka besim të plotë e shumë shpresa për diçka, shpresëplotë, optimist; që shpreh bindje të fortë. Njeri i …
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍNDUR (i, e)II mb. I habitur; i tronditur; i lemerisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍNDUR,~IT (të) as. Bindje. Të bindurit me kuptim. Të bindurit e njerëzve. Të bindurit me shpirt e me zemër. Mënyra e të bindurit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍND/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT tek. Pajisje për të ngritur pesha në lartësi, që vihet në punë me forcën e krahut.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍND/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT bised. Çudë, mrekulli, thagmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë