Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BINÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Tra i hollë, i sharruar e zakonisht me katër faqe. Binar lisi (plepi, pishe). Binarët e dyshemesë (e çatisë). Pres (çaj) binarë. Mbërtheu binarët.
2. Çdonjëri nga dy trarët e posaçëm prej metali mbi të cilët ecin rrotat e trenit a të tramvajit; shinë. Binarët e hekurudhës (e trenit). Shtruan binarët. Këmbeu binarët (treni). Doli nga binarët (treni). Gjatësia e binarëve.
3. vet. sh., fig. Drejtimi në të cilin zhvillohet një veprimtari, një dukuri etj. ose rruga në të cilën ecën e vepron një njeri, një organizatë, një shoqëri a një shtet; fig. rrugë, mënyrë; vijë a rrugë e drejtë, tragë. Binarët e qëllimit tonë. Ecën në binarë të drejtë. Është në binarë.
♦ Dal nga binarët. 1. Dal nga rruga e drejtë, shthurem, s’jam më në rregull; kund. hyj në binarë. 2. Çmendem; luaj mendsh; iki nga traga. Hyj në binarë nis të ndreqem e të veproj në rrugë të drejtë, vij aty ku duhet, bëj ashtu si duhet; kund. dal nga binarët. E nxori nga binarët (dikë) e bëri të humbasë vetëpërmbajtjen e vetëkontrollin, të shthuret a të tërbohet, të dalë nga rruga e drejtë; kund. e vuri (e solli) në binarë (dikë). E vë (e sjell) në binarë (dikë a diçka) shih e vë në udhë (të mbarë) (dikë a diçka). Erdhi në binarë (dikush) shih erdhi në udhë (të mbarë) (dikush).
BINARËGJÉRË mb., hek. Që ka gjerësi të standardit ndërkombëtar (143.5 cm) midis binarëve. Linjë binarëgjerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →BINARËKTHÝES,~I m. sh. ~, ~IT hek. Binarëndërrues.
Shfaq përkufizimin e plotë →BINARËNDËRRÚES,~I m. sh. ~, ~IT hek. Punonjës i shërbimit hekurudhor që bën ndërrimin e binarëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →BINÁ,~JA f. sh. ~, ~TË bised. 1. Ndërtesë; themeli i një ndërtesë. Bina e madhe (dykatëshe). Bina anijeje. Bina metalike. E madhe sa një bina. Ngriti një bina. Hodhi binanë. Ndreqi…
Shfaq përkufizimin e plotë →BINADÁLË mb., bised. Binashuar; fig. rrënjëdalë. Të vranë Osman, të vranë, / dy shebekë binadalë. (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →BINAMÁDH,~E mb., bised. 1. Trupmadh.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →BINASHÚAR mb., bised. 1. Që nuk lë pas fëmijë si pasardhës, rrënjëdalë; si mallk. që mbettë pa njeri e i shkretë; që iu shoftë binaja! Është binashuar, se nuk ka as njerëz e as të …
Shfaq përkufizimin e plotë →BINÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Kalë shale.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë