Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÍG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Degëzim më dysh i një druri, i një dege a i diçkaje tjetër; vendi i degëzimit; secila nga anët e degëzimit; bigaçe, çatall. Biga e drurit. Biga e rrugës (e lumit). Degë me bigë. E shartojmë në bigë.
2. Shkop i gjatë që ndahet më dysh në një anë dhe që përdoret për punë të ndryshme; furkë, bigaçe, furkaçe. Biga e qerres. Biga e mullarit. Bigë për dushk. I vë një bigë. Mbaj me bigë. Çdo bigë bën për furkaçe. (fj. u.).
3. Mashë a darë prej druri për të tredhur kafshët. Kap (marr) me bigë. Vë në bigë.
4. Sfurk me dy dhëmbë; çatall, çem. Bigë për të mbledhur ferra e driza.
5. Tufë me lule në majë të një shkopi të vogël pak të çarë më dysh; tufë prej dy-tri sendesh të lidhura bashkë. Bigë me manushaqe. Bigë me qershi. Bigë misrash.
6. Shkëmb me majë; vendi midis dy shkëmbinjve me majë; mal me dy maja. Biga shkëmbinjsh. Vend me biga. Mal me biga. Hipi mbi një bigë. Seç këndon thëllëza, o bigë më bigë. (folk.).
7. tek., det. Vinç i madh me dy krahë. Bigë lundruese (det.) anije me vinç të madh me dy krahë.
8. Çift, palë. Një bigë rripa opinge.
9. Një lloj hobeje me një shkopth të ndarë dysh te maja, bigëlaçe.
10. Timoni i një barke, i një anijeje etj. Biga e vaporit.
11. tek., kinem. Shtagë a shkop i gjatë që mban mikrofonin.
12. krahin. Zgavër.
13. Luspë, leskër.
14. euf., vulg. Organi seksual mashkullor.
✱Sin.: bigaçe, çatall, furkë, furkaçe, çem, çift, palë, bigëlaçe, zgavër, luspë, leskër.
♦ I mban (i bën) veshët *bigë (dikush). (dikush) shih i mban veshët ngritur (dikush). I ngriti (i bëri) këmbët bigë (dikush) mospërf. shih i bëri këmbët çift (dikush). I ngre (i bën) veshët bigë (dikush) u bë gati të dëgjojë gjithçka sa më mirë; nisi të përgjojë me vëmendje të madhe; i bën veshët pipëz; i bën veshët çift; i ngre veshët çark; i ngre (i mban) veshët përpjetë; hap veshët; i mban veshët hapur; mpreh veshët; curron veshët. Rri me *veshët bigë (dikush). E shtie (e fut) në bigë (dikë) e shtrëngoj, nuk e lë të bëjë sipas kokës; e vë në pozitë të vështirë; ia vë (ia fut) (të dyja) këmbët në një këpucë (dikujt); ia bëj vapë e shëllirë (dikujt); e fut në shtrungë (dikë).
BIG,~E mb., bised., keq. Mendjelehtë, mendjefyçkë; kokëbosh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë