Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
BÍGË ndajf. 1. Çift e drejt përpjetë. I ka mustaqet bigë.2. Gati për të dëgjuar diçka, për të mos i shpëtuar asgjë; me vëmendje të madhe. I mban veshët bigë.3. Tufë, si tufë, në fo…
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Degëzim më dysh i një druri, i një dege a i diçkaje tjetër; vendi i degëzimit; secila nga anët e degëzimit; bigaçe, çatall. Biga e drurit. Biga e rrugës …
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍG/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Bigë e vogël.2. Bigë1, 3, 6.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIGËLÁÇE,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Mjet a vegël me dy krahë për të kapur sende të ndryshme; pincë.2. Bigë me dy llastiqe që përdorin fëmijët për të gjuajtur me gurë të vegjël.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍG/ËLL,~LLA f. sh. ~LLA, ~LLAT Majë mali. Nuk shkrinte bora në bigëll.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIGËLÓSH,~E mb. Që i mban veshët përpjetë, veshbigë. Kec bigëlosh.
Shfaq përkufizimin e plotë →BÍGËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Dru bigë në të cilën vihen gjethe etj. që t’i hanë bagëtitë. Një bigëz kashtë. I dha të hajë në bigëz. Bora kish mbetur përmbi bigëzat.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIGËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bigëzoj diçka; çatallim. Bigëzimi i fidanit.2. Vendi ku nis biga e një druri, e një rruge, e një lumi ose e diçkaje tjetër; bigë. Bigëzimi …
Shfaq përkufizimin e plotë →BIGËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ndaj më dysh si bigë majën e një sendi a të diçkaje tjetër, bigoj, çatalloj. E bigëzoi me brisk. E ndaj në mes që ta bigëzoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →BIGËZÚAR (i, e) mb. I ndarë si bigë. Lumë i bigëzuar. Rrugë e bigëzuar. Me këmbë të bigëzuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë